Zyrtarja e BE-së: “Mos e izoloni Kosovën“ Tani është koha

Ditë më parë, Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Europian e ka nisur një peticion onlinë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Schneeberger ka thënë se deri më tani janë bërë 5000 nënshkrime dhe ka kërkuar që ky numër të shkojë në 7500, shkruan lajmi.net.

“Mos e izoloni Kosovën. Tani është koha. Të drejta të barabarta për qytetarët e Kosovës si për qytetarët e BE-së. Të drejta të barabarta për të gjithë evropianët”, kashkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.

Iniviativën e Schneeberger e ka mbështetur edhe ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek.