Zyrtarisht në verë! Temperaturat përvëluese do të “pushtojnë” vendin, ja sa do të shënojë termometri sot

Anticikloni i Azoreve, do të ndikojë në Mesdhe dhe periferia e tij prek vendin.

Ky ndikim, do të sjellë mot të kthjellët me vranësira kalimtare në zonat malore të vendit dhe në alpe, shi të izoluar.

Era, do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet nga juglindja e veriperëndimi. Valëzim në dete i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 11 deri 31°C, në zona e ulëta 12 deri 35°C, në zona bregdetare 15 deri 32°C