​Zvicra nuk lejon eksportin e αrmëve të saj

Sekretariati shtetëror zviceran për Çështje Ekonomike (SECO) hodhi poshtë kërkesën e Gjermanisë në lidhje me eksportin e municioneve zvicerane në Ukrainë.

Zëdhënësi i SECO Fabian Mayenfisch shpjegoi për të përditshmen “Sontagszeitung” se institucioni mori dy pyetje nga Gjermania në lidhje me dërgimin e municioneve të marra nga Zvicra në Ukrainë.

Gjermania prej kohësh refuzon dërgimin e ar mëve të rënda në Ukrainë dhe sipas mediave zvicerane, arsyeja është se gjermanët nuk mund të dorëzojnë municion për mjetin e blinduar lu ftarak Marder, të cilin Ukraina e dëshiron.

Përkatësisht, prodhues i Marder është koncerni gjerman “Rheinmetall”, ndërsa municionin e prodhon fabrika e saj në Zvicër.

SECO refuzon të përcjellë municionin, i cili prodhohet në Zvicrën neutrale, në Ukrainë.

Të gjitha kërkesat e Berlinit u refuzuan, duke treguar neutralitetin e vendit.

Ky qëndrim i Bernës irritoi autoritetet gjermane, politikanët e të cilëve nga radhët e të Gjelbërve, siç bëri Mariluise Beck, akuzuan Zvicrën si bashkëpërgjegjëse për faktin se Gjermania nuk mund t’i dorëzojë Ukrainës ar më të rënda.

Sipas mediave, ligji e pengon SECO-n të lëshojë licencë, pasi ligji ndalon eksportin e ar mëve dhe municioneve në vendet ku ndodhin konflikte të ar matosura të brendshme apo ndërkombëtare, siç është rasti në Ukrainë.

Vendet që blejnë ar më ose municione nga Zvicra marrin përsipër të mos i eksportojnë ato pa miratimin e Bernës.

Megjithatë, jo të gjithë i përmbahen kësaj, siç bën Britania e Madhe.

Britanikët u dërguan ukrainasve raketa antitank, kokat e të cilave ishin nga Zvicra.

Më pas, Londra zyrtare përdori një boshllëk në ligj, i cili përcakton se pjesët individuale të një ar me nuk kërkojnë miratim të veçantë.

Në Zvicër, që nga fillimi i lu ftës në Ukrainë, ka gjithnjë e më shumë qytetarë që janë të gatshëm të ndihmojnë autoritetet në Kiev dhe t’u dërgojnë ar më.