Zi e më zi! Po kthehej nga puna bashkë me burrin, νdes në akѕidentin tragjik 43-vjeçarja shqiptare

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 43-vjeçareje shqiptare në Pozzallo, Itali. Sipas mediave lokale gruaja shqiptare është viktimë e një aksidenti fatal në Santa Maria del Focallo.

Burri dhe gruaja po udhëtonin me një Fiat Multipla kur u përpIasën me murin e një vile në rrethana ende të paqarta.

Bashkëshorti i cili ka qenë duke drejtuar automjetin ka mbetur i plagosur rëndë ndërsa gruaja shqiptare ka humbur jetën direkt në vendngjarje.

Policia po heton shkaqet e aksidentit të rëndë ndërkohë që është bërë e ditur se çifti i bashkëshortëve po ktheheshin nga puna kur u përpIasën me murin e shtëpisë.