Zhduket avioni kroat, nuk ndihet fati i pasagjerëve!

Një ngjarje e keqe ka ndodhur ditën e diel në Kroaci, pasi një avion me 4 pasagjerë është zhdukur nga radari, duke mbetur mister fati i tij.

Mediat kroate bëjnë me dije se një avion me 4 pasagjerë i cili ishte ngritur këtë të diel në fluturim për të shkuar drejt Gjermanisë, është zhdukur nga radari si dhe humbi kontaktet me kullën e vrojtimit të Rakovicës.

Lajmi është konfirmuar gjithashtu dhe nga Drejtoria e Mbrojtjes në Ministrinë e Brendshme të Kroacisë e cila nuk di asgjë për fatin e saj.

Aktualisht në terren janë më shumë se 60 persona që po kërkojnë gjurmë të avionin pranë zonës së Slunjës ku dhe janë humbur kontaktet, por kontrolli është bërë mjaft i vështirë për shkak të situatës së keqe të motit.

“Kushtet në terren janë shumë të këqija. Terreni po kërkohet nga më shumë se 60 persona për shkak të kushteve që nuk mund të përdorim helikopter.

Aktualisht jemi duke kërkuar vendndodhjen e fundit të mundshme në zonën e Slunja, por gjithçka është relative dhe do të vazhdojmë”, citohet të jetë thënë nga qendra e komunikimit të Drejtorisë së Policisë së Karllovac.