Zelensky u bën thirrjen e fortë partnerëve “Rusët po na vjedhin!”,

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po i vjedhin grurin, ku u ka bërë thirrje për ndihmë partnerëve për zhbllokimin e porteve detare që të bëhet e mundur eksporti i ushqimeve dhe të shmanget në këtë mënyrë një krizë ushqimore.

“Sot janë bllokuar 22 milionë tonë (grur) dhe rusët po e vjedhin vazhdimisht dhe duke e çuar diku tjetër. Dhe komuniteti botëror duhet të ndihmojë Ukrainën të zhbllokojë portet detare, përndryshe kriza energjetike do të pasohet nga një krizë ushqimore.

Rusia ka bllokuar pothuajse të gjitha portet dhe të gjitha mundësitë detare për të eksportuar ushqime: grurin, elbin, lulediellin tonë dhe më shumë. Këto rrugë duhen zhbllokuar se do të ketë krizë në botë. Ka disa mënyra për ta zhbllokuar dhe një mënyrë është ushtria.

Prandaj ne i drejtohemi partnerëve tanë me kërkesën për ar më”, u shpreh Zelensky.