Zelensky prek: Nuk shkoj në Moskë, vendi në gjendje ushtarake edhe për 30 ditë

“Për vendin tim , unë jam gati të shkoj në çdo vend të planetit, por sigurisht jo tani dhe aq më tepër në Moskë. Kjo as që diskutohet”, raporton Reuters duke cituar një intervistë të Zelenskyt në një media ruse ‘Mediazona’.

“Në të kundërt, në rrethanat të tjera , një takim në Moskë do ishte më i mundshëm”, ka thënë ai.

Zelensky tha se Putin kishte bërë një gabim katastrofik duke pushtuar vendin e tij . Ai shtoi se Ukraina kishte ofruar të gjitha mundësitë që Rusia të shkëmbente qytetarët ukrainas me të ushtarët rus, dhe se po pret për një përgjigje nga Moska.

Duke iu përgjigjur deklaratave të Kremlinit , se forcat e tyre kishin çliruar Mariupolin, ai tha se është e vërtetë që forcat e tyre kanë pjesën më të madhe të territorit, por ushtarët ukrainas po qëndrojnë aty dhe nuk tërhiqen.

Presidenti rus e anuloi sulmin ndaj Azovstal në Mariupol më herët gjatë së enjtes.

“Bllokojeni këtë zonë industriale në mënyrë që të mos mund të shpëtojë as një mizë”, tha Putin, duke shtuar se do të ishte “jopraktike” të sulmohej e gjithë uzina.