Zelensky: Jam i gatѕhëm të biѕedoj me Putinin, pavarësiѕht se

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka thënë mediave polake se është ende gati të flasë me presidentin rus Vladimir Putin, pavarësisht mizorive ruse në Bucha, Mariupol dhe vende të tjera të Ukrainës.

Zelensky thotë se dëshiron të takojë presidentin Putin sepse “një njeri i vetëm vendos gjithçka” në Rusi.

Presidenti ukrainas u shpreh gjithashtu se rreziku i prishjes së bisedimeve është i lartë për shkak të veprimeve të Rusisë në zonat e Ukrainës, të pushtuara nga forcat e saj.

“Pas Bucha dhe Mariupol njerëzit thjesht duan t’i v rasin. Kur ka një qëndrim të tillë, është e vështirë të flitet për ndonjë gjë”, tha Zelensky.