Zeka: Kuku për ne se ku po i rrisim vajzat tona

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar për arrestimin e rreshterit policor dhe suspendimin e tij nga puna nën dyshimin për rrahje dhe kanosje ndaj koleges së tij, zyrtare policore.

Për të cilët raportohet se ishin në lidhje dashurie.

Në profilin e tij në Facebook ai ka bërë një reagim, të cilin mund ta lexoni më poshtë:

A po e kuptoni se ku po i rrisim vajzat?

Rreshteri policor e rrahe ish te dashuren

Pavaresisht se jane nenat tona ato qe na kane sjellur ne jete, po shihet shume qarte, se disa prej ne meshkujeve jemi shenderruar ne monstra. Eshte bastard dhe monster, i shenderruar deri ne v ampir, ai qe rrahe vajzen, nenen, gruane, motren, te dashuren, vetem pse na teket. Vetem pse s.adizmi i shpirtit na thote krshtu.

I tille eshte ky rreshteri policor ne Peje, i cili e bene per spital ish te dashuren, pse ajo eshte lidhur me nje djale tjeter. A kuptoni logjiken mashkullore sa.diste? Ke qene ne lidhje me mua, edhe nese ndahemi, ti do rrishe e vetmuar, sepse keshtu ma do truri dhe b.ytha ime! Keshtu rezonojne shume, shume meshkuj shqipfoles.

Kuku per ne se ku po i rrisim vajzat tona!!!