Vuçiqi merr paralajmërimin e frίkshëm: Nëse sυImσn Kosovën, shqiptarët do të dalin në Nish, do të marrin territoret e pυshtυara nga νiti

Vuçiqi merr paralajmërimin e fri kshëm: Nëse sulmon Kosovën, shqiptarët do të dalin në Nish, do të marrin territoret e pushtuara nga viti 1878

Avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar Serbinë lidhur me veprimet e saj në kufirin me Kosovën. Në një reagim mbrëmjen e djeshme, Ngjela shkruan se nëse Beogradi ndërmerr ndonjë hap ushtarak ndaj Kosovës, atëherë do i ndihmonin shqiptarët që të marrin plotësisht territorin e vet deri në Nish, raporton gazeta Drita.

Ndërsa në një tjetër reagim ditën e sotme, Ngjela thekson se Serbia nuk bën dot asgjë pasi nuk ka asnjë mbështetje në Perëndim. Ai akuzon presidentin e saj Vuçiç si terrorist duke e krahasuar me Sllobodan Milosheviçin.

Ngjela vijon reagimin duke thënë se nëse do ketë konflikt atëherë shqiptarët do marrin territorin e pushtuar nga hordhitë serbe që nga viti 1878 dhe se Lidhja Arbërore po vijon luftën kundër Traktatit të Shën Stefanit e Traktatit të Berlinit. Në fund ai shkruan se Lidhja e Prizrenit do e vijojë betejën për territoret arbërore në Gadishullin Ilirik, raporton gazeta Drita.