Vuçiq nuk bën më gjumë” / “Nëse Serbisë i shkon mendja ta suImojë Kosovën, ata e dinë që do të përballen edhe me NATO-n”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i siguroi qytetarët e vendit se institucionet e sigurisë, duke filluar nga Policia e Kosovës me të gjitha njësitë e saj, e deri te strukturat inteligjente dhe Ushtria e Kosovës – e cila, siç tha, ka mandat që t’i mbrojë qytetarët, sovranitetin dhe integritetin te rltorial të vendit, janë të përgatitur qe një kohë që të reagojnë në situata të ndonjë sul ml.

Sipas saj, tendencat për destabilizimin e rajonit tonë nuk kanë filluar sot, prandaj ka një kohë të gjatë që janë duke u bërë përgatitjet, planet operative dhe gjithçka tjetër që kërkohet nga institucionet tona të sigurisë, dhe ato e kanë përkrahjen e plotë të institucioneve politike. Kjo nuk do të thotë që ne s’kemi nevojë për përkrahjen e partnerëve tanë në qoftë se përballemi me një agresion serb, i cili si shtet ka investuar jashtëzakonisht shumë në ushtrinë e vet këto vite me qëllim agre sloni e jo mbrojtjeje.

“Nëse Serbisë i shkon mendja që ta sul mojë Kosovën, ata e dinë shumë mirë që nuk përballen vetëm me Ushtrinë dhe Policinë e Kosovës, por përballen edhe me ushtrinë e NATO-s, sepse ushtria e NATO-s ka mandat të plotë që në raste të tilla ta mbrojë çdo cep të kufijve të Republikës së Kosovës, sidomos ato që janë në veri”, deklaroi Osmani për emisionin Rubikon në Klan Kosova. E para e shtetit po ashtu tha se i ka informuar partneret e shtetit tonë se në qoftë se Kosova sul mohet, në rast të sul mit në nivel agresioni dhe lu fte, natyrisht që FSK ka mandat të plotë të veprojë në çdo cep të Republikës së Kosovës, prandaj është kushtetuta dhe janë ligjet ato që janë mbi gjithçka.