Video tragjjike/ Burri tenton të zhytet në det por v des në vend, gruaja dhe djali filmojnë të gjithë skenën

Një video e tmerrshme po bën xhiro ne rrjetit, ku tregohet një burrë teksa tenton të zhytet në det duke u hedhur nga një lartësi, por përfundon i vdekur pasi përplaset me një shkëmb.

Burri kishte shkuar për pushime në bregdetin e Spanjës, ndërsa donte të provonte stilin e zhytjes në det, duke kërkuar që momenti të xhirohej. Pamjet u regjistruan nga një barkë në sipërfaqen e ujit, nga ku xhironin djali dhe gruaja e burrit fatkeq.

Turisti 31-vjeçar holandez shihet që bëhet gati të kërcejë në ujë nga të paktën 30 metra lartësi, të enjten në ishujt Malgrats.

Por veprimi i guximshëm përfundoi keq teksa burri kupton se me kërcimin e tij kalonte dot hapësirën shkëmbore para ujit dhe përplaset ashper në gurët para se të bjerë në det.

Ulërima tmerri dëgjohen si nga burri dhe nga ata që po regjistronin.

“Oh Zot!” thotë bashkëshortja e burrit para se filmimi i shkurtër të ndërpritet.

Sipas raportimeve trupi i burrit që ende nuk është identifikuar, u gjet në ujë pas kërkimeve. Nuk është e qartë nëse autoritetet po hetojnë ngjarjen.
VIDEOKETU