Video: Shqiptari bën “trimin” me macën në Greqi, bëhet viral dhe përfundon pas hekurave

Një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke pas një gjesti të shëmtuar dhe u bë shembull i madh. Uniformat blu ishin të parat që reaguan.

Një i ri shqiptar i ulur në një tavernë greke buzë detit, ka gënjyer një mace duke bërë sikur do ta ushqente me peshk. Jo vetëm kaq, por shqiptari e tejkaloi veprimin e tij.

Ai pasi i është afruar macja, i ka vënë shkelmin dhe e ka hedhur në det. Momenti u filmua nga klientët e tjerë dhe video u bë virale në rrjetet sociale.

Është i kuptueshëm ndërkaq indinjimi i madh i publikut grek i cili e dënoi ashpër veprimin. Ndërkaq “trimi” shqiptar që u tall me macen, përfundoi pas hekurave.

Sipas ligjeve të shtetit fqinj, gjeste të tillë ndaj kafshëve dënohet me gjobë deri në 50,000 euro dhe dënim me burg deri në 10 vjet. Kjo do tëishte shumë e keqe për të.

Një mësim mjaft i mirë dhe për shqiptarët që nuk i respektojnë kafshët dhe sillen keq me to. Duhet të ashpërsohet me patjetër ligji për mbrojtjen ndaj kafshëve.