VIDEO/ Bayraktar-i i ri që i “kall datën” ushtarit rus: cili është modeli Mini?

Edhe pse ka mbi një muaj lυftë në terren, ku dronët turq Bayraktar po “shkëlqejnë” dhe njëherë si në Nago Karabak, atëherë në duart e azerëve kundër αrmenëve e sot në të ukrainasve kundër rusëve, këta të fundit kanë reaguar nga Turqisë me pakënaqësinë që kjo e fundit u ka shitur αrmën e acancuar kundërshtarëve të tyre në fushëbetejë.

Shkak mund të jetë dhe një blerje e re nga Ukraina, e një droni më të avancua të tipit Mini.

Në lυftën që po ndodh në Ukrainë, dronët po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm dhe mund të jenë përfundimisht një nga faktorët kryesorë në fundin e saj përfundimtar.

Portali i specializuar turk Oryx, i cili merret me çështje ushtarake, thekson se përveç blerjes së UCAV-ve shtesë Bayraktar TB2, Ukraina ka marrë edhe mini-Bayraktar.

Portali i përmendur thekson se kjo video nga Ukraina, në të cilën shihet një ushtar rus duke ikur ndërsa ndiqet nga dron, është realizuar me një mini-Bayraktar. Më vonë u konstatua se, falë monitorimit të këtij ushtari rus, u zbulua një pozicion rus, i cili u shkatërrua nga artileria ukrainase në koordinim me mini-Bayraktar.