Vendos të martohet 18 orë para ndarjes nga jeta, historia e 31-vjeçares që përloti botën

Linda Lindsay kishte ëndërruar gjithmonë të shoqëronte të bijën në altar, në ditën e saj më të lumtur. E dinte shumë mirë që kjo detyrë ‘’i takonte’’ bashkëshortit të saj, megjithatë 61-vjeçarja i kishte premtuar që fëmijë, se do të ishte pranë saj në momentin më të lumtur. Megjithatë kur ky moment erdhi, gruaja amerikane nga Connecticut nuk mund t’i mbante lotët. Me siguri kjo do të ishte hera e fundit që do ta shihte Heather-in gjallë, ndaj duhej të përpiqej të ishte e lumtur për të.

Në 23 dhjetor të vitit 2017-të, jeta e Heather Mosher ndryshoi përgjithmonë, 31-vjeçarja u diagnostikua me kancer gjiri trefisht negativ, që konsiderohet si forma më e rëndë e kësaj sëmundjeje. Tashmë i kishin ngelur edhe pak muaj jetë. E megjithatë po atë ditë ajo mori edhe propozimin që ëndërronte prej kohësh, i dashuri i saj David vendosi më në fund t’i kërkonte të martoheshin, edhe pse nuk ishte në dijeni të sëmundjes së saj.

”Nuk hoqëm dorë kurrë. Luftuam së bashku, ndonëse të dy ishim të ndërgjegjshëm që nuk mund ta shmangnim fundin. Kishim vendosur që të martoheshim në 30 dhjetor, por situata e saj u përkeqësua dhe e shtymë për në tetor. Atë ditë dukej thjesht e mrekullueshme. Nuk kisha parë kurrë një grua më të bukur se ajo.

Ishte e lumtur, pa e ditur që kjo do të ishte hera e fundit që do të shiheshim me njëri-tjetrin. Martesa u realizua brenda dhomës së spitalit, ku kishte kaluaj muajt e fundit. U përpoqëm të mbanim lotët, por ishte e vështirë. 18 orë pas celebrimit të dashurisë, ajo u largua përgjithmonë. Shpresoj që një ditë të jemi sërish bashkë.’’-mbyll rrëfimin e tij David, i cili ka emocionuar me mijëra lexues me historinë e tij./BURIMI ”PEOPLE.COM”