Vdekja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi: Shokët vendosin lule, qirinj dhe mesazhe në vendin e akѕidentit

Trëndafila të bardhë, qirinj, disa sende personale dhe mesazhe ngushëlluese janë vendosur në vendin ku ndodhi a ksidenti tragjik në Kefalonia në Greqi dhe v diq 17-vjeçari shqiptar. Miqtë dhe shokët e klasës së Fabios lënë një “copë” të tyren në vend, në shenjë dashurie për të riun që humbi jetën në a ksidentin tragjik automobilistik. Lamtumira e fundit Fabios do t’i jepet nesër të enjten në orën 15:00, në Kishën e Shenjtë Metropolitane të Argostolit.

Kujtojmë se menjëherë pas ngjarjes së rëndë u arrestua shoku 19-vjeçar i shqiptarit pasi ishte ai që po drejtonte makinën në momentin kur ndodhi a ksidenti i rëndë. 19-vjeçari, i cili u arrestua nga policia pas ngjarjes tragjike, përballet me a kuzën e v rasjes nga pakujdesia. Sipas mediave greke, ai ishte shok i 17-vjeçarit dhe ditën që ndodhi ata kishin mbaruar mësimin dhe kishin dalë gjiro me makinë nëpër qytet.