
Një vajzë nëntë vjeçare nga Ukraina ka bërë një gjest prekës, pasi ka preu flokët dhe i shiti për të mbledhur para për forcat e ar matosura të Ukrainës.
Vogëlushja Kira Hubina, nga qyteti verior i Ukrainës, Chernihiv, vendosi të mbledhë para për luftëtarët e vendit të saj, pasi ajo dhe familja e saj mbroheshin nga bombardimet ruse brenda një strehe.
Babai i vajzës, Ivan Hubina tha se ishte prekur nga gjesti i vajzës së tij dhe pranoi që ajo t’i priste flokët pasi mësoi për qëllimet e saj.
“Sinqerisht, për pak sa nuk qava. Më preku disi,” tha ai.