V dekja e 7-vjeçares në Himarë/ Qytetarët homazhe, ndezin qirinj në shkallët Kryeministrisë! PD bën reagimin e fortë

Mbrëmjen e sotme, qytetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, kanë ndezur qirinj në shkallët e Kryeministrisë në formën e homazhit për 7-vjeçaren që humbi jetën ditën e sotme në Himarë pasi u godit me skaf nga oficeri i policisë, Arjan Tase.

Në një reagim për mediat, Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaros.

Reagimi i PD-së:

Në orën 20:00 qytetarët ndezën qirinj tek Kryministria si Homazh për 7 vjeçaren që humbi jetën si pasojë e k rimit shtetëror në Plazhet e V dekjes.

Tek Kryeministria pas ngjarjes makabre te kryer nga nje punonjes me detyra te larta në Policinë e Shtetit, i cili vrau me skaf një vajzë 7 vjeçe ne breg të detit.

Hajdeni të kerkojme dhe tregojme se kush është përgjegjësi dhe te kerkojme ne dritën e qirinjve, me nje buqete lulesh, me nje mesazh ne nje cope leter, pak dinjitet per veten, se e pafajshmja u largua….

Të kërkojme shkarkimin ose…

Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi

Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano

Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Ngushellime familjes Avdia për humbjen e dritës së tyre, zoti ju dhëntë forcë për të kaluar këtë dhimbje që ka tronditur thellë çdo bashkombas. Zoti qoftë me ju, e shpirti i engjëllit tuaj u prehtë qiell!