Ultrasit e Romës bëhen të gjithë bashkë dhe ‘pushtojnë’ kryeqytetin, dhurojnë spektakël të jashtëzakonshëm në Tiranë(Video)

Pas një mbrëmje të rrëmujshme dhe të zhurmshme të shkaktuar nga Ultrasit e Romës, mëngjesi i sotëm ka qenë disi më i qetë.

Tani në Tiranë kanë shijuar pak nga spektakli i tifozëve italianë që kanë kënduar në kor së bashku.

Një video vërtet e bukur, teksa shihet se edhe një e moshuar shqiptare ka qenë e mahnitur dhe impresionuar nga situata në fjalë.

Ajo ka nisur t’i duartrokas tifozët e Romës në formën e mbështetjes.