U vetëvra prej dhυnës nga familjarët, motra në lot: E kanë rrahur deri sa i ka rënë të fikët, nuk vυante nga depresioni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Elbasan, ku një 52 vjeçare është hedhur nga kati i tretë i një pallati dhe si pasojë ka humbur jetën.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë dhυna sistematike që Fatbardha Likrama nënë e tre fëmijëve përjetonte në familje, nga bashkëshorti, vjehrra dhe vjehrri i saj.

Motra e vιktimës, Flutura në një intervistë për mediat ka bërë me dije se një ditë para ngjarjes motra e saj për shkak të dhυnës kishte shkuar tek ajo për ty strehuar.

Ajo shprehet se motra e saj ka shkuar tek ajo me dhëmbë të thyer e me flokë të shkulura, ku ndër të tjera thekson dhe dhunën psikologjike që kishte filluar të ushtrohej ndaj saj. 52 vjeçarja 2 ditë më parë kishte kërkuar urdhër mbrojtje nga policia, dhe kishte shkuar për strehim tek motra por kishte qenë djali i saj që e kishte marrë me forcë dhe e kishte kthyer në shtëpi.

Ndërkohë mësohet se në momentin e ngjarjes ajo ka qenë vetëm në banesë është ngjitur në katin e tretë dhe është vetë hedhur.

Ndër të tjera ajo deklaron se Fatbardha i kishte shprehur disa herë se do të vetëvrιtej nëse situata do të vijonte.

Policia e Elbasanit pas ngjarjes theksonte se ajo vυante nga depresioni, por motra e saj e ka hedhur poshtë një gjë të tillë./abcnews.al