U rrit si bari me dele, sot është miliarder që të hyrat i ndanë me punëtorët – Kush është biznesmeni?

“Nëse fitoj unë, fitojnë edhe punonjësit e mi. Fitimi im është edhe i tyre, kurse fati i tyre është edhe i imi”, thotë Hamdi Ulukaya, një bari i varfër kurd i lindur në Turqi që emigroi në SHBA, kurse tani është pronar i brendit “Chobani” që vlerësohet se kap shumën e pesë miliardë dollarëve.

Hamdi Ulukaya është yll në SHBA, jo për faktin se i ka të gjitha por që i ka fituar të gjitha me djersë dhe i vetëm, dhe që ka ndërruar rregullat e kapitalizmi duke dëshmuar se metodat e tij janë me efikase.

“Është koha të pranojmë se doracakët që tash e 40 vite i përdorin biznesmenët botëror nuk janë të nevojshëm”, ka deklaruar Ulukaya gjatë konferencës TED të mbajtur këtë vit në Vankuver të Kanadasë.

Do të ishte e gabueshme të thuhet se Hamdi Ulukaya nuk beson në fuqinë e biznesit, në Amerikën dhe ëndrrën amerikane – ai në fakt po i ndjenë – por rregullat me të cilat ai luan janë shumë më ndryshe nga ato që funksionojnë në vende tjera.

Ulukaya i njohur si “mbreti i jogurtit” ka lindur më 26 tetor të vitit 1972 në Anadoli të Turqisë, ku prindërit e tij mbanin shumë dele dhe kështu edhe i lindi ideja ta “pagëzojë” jogurtin me emrin “Choban”. U rrit në një familje kurde, popull ky që ka tri shtëpi, por jo edhe shtet.

Është rritur me dele duke bërë djathë, ajkë dhe jogurt, por jogurtin që sot e bën është më i njohuri në botë. Brendin e pagëzoi me emrin “Chobani”, që sot vlen pesë miliardë dollarë.

Por, edhe pse i ati e dërgoi për studime në Ankara, Hamdi më vonë pranoi para gazetarit të CNN, se nuk ka mundur të durojë anashkalimin që i bëhej dhe kështu në vitin 1994 mori rrugën për në SHBA, me tre mijë dollarët që i kishte në xhep.

I etur për të mësuar gjuhën, çdo ditë kalonte orë të tëra duke ushtruar me qëllim që të mund të fillojë biznesin që e kishte ëndërruar gjithmonë ta ketë, kështu në vitin 2005 i erdhi shansi kur pa shpalljen se po shitej një fabrikë e vjetër që prodhonte jogurta. Vlen të theksohet se këtë shpallje e kishte parë në një gazetë të hedhur në kontejnerin e mbeturinave.

Aty e kuptoi se duhet të reagojë dhe menjëherë i telefonoi babait: “Për amerikanët jogurti është desert i mbushur me sheqer dhe fruta, ka ardhur koha ta shijojnë jogurtin e vërtetë, atë që ne e bëjmë”.

Atë e këshilloi baba me pak fjalë:”Merr kredi, dhe pjesën tjetër e di se çfarë duhet të bësh”. Kurse Hamdi pa u menduar iu përgjigj: “Unë jam bari, pse mos ta emëroj kompaninë “Chobani”, gjë që do t’i tingëllojë si diçka ekzotike amerikanëve”.

E pasi që nuk kishte para për marketing, filloi ta paketojë jogurtin në ambalazh të vogël (që sot e përdorin edhe prodhuesit e tjerë), kurse e reklamonte duke ua dhënë “influencuesve” të rrjeteve sociale, që ua dërgonte në shtëpi dhe i luste ta shijojnë pa ndonjë prapavijë. Në paketime kishte shtypur edhe numrin e telefonit, kurse amerikanët në kontaktin e parë u dashuruan në jogurtin e tij.

“Jam kurd i rritur në malet e Turqisë. Në shoqërinë tonë nuk kishte rëndësi sa dele i ke, por çfarë njeriu je. Një atmosferë e tillë mbizotëron edhe në fabrikat tona, sapo futeni brenda e ndjeni shpirtin bashkëpunues”, ka thënë ky biznesmen.