Turqia рranon kuѕhtet e Putinit

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu turk, Recep Tayyip Erdogan, ranë dakord për të rritur bashkëpunimin në industrinë e transportit, bujqësisë, financave dhe ndërtimit, thanë në një deklaratë të përbashkët pas një takimi katër orësh.

Turqia ndërmjetësoi një marrëveshje të nënshkruar nga Ukraina, Rusia dhe Kombet e Bashkuara në Stamboll muajin e kaluar, sipas së cilës eksportet e grurit nga portet e Detit të Zi të Ukrainës rifilluan pas disa muajsh bllokimi, raporton theguardian.

Në deklaratë, Putin dhe Erdogan theksuan nevojën për “zbatimin e plotë të marrëveshjes së Stambollit, duke përfshirë eksportin e papenguar të grurit, pIehrave dhe lëndëve të para të Rusisë për prodhimin e tyre”.

Të dy liderët ranë dakord gjithashtu të kalonin një pjesë të pagesave për gazin rus në rubla, u tha gazetarëve pas bisedimeve zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak, shkruan aa.

Të dy gjithashtu “riafirmuan vendosmërinë e tyre për të vepruar në koordinim dhe solidaritet në lu ftën kundër të gjitha organizatave terr ori ste” në Si ri.

Ankaraja ka kryer operacione të shumta në veri të Sirisë që nga viti 2016, duke kapur qindra kilometra tokë dhe duke synuar milicinë kurde të YPG-së, pavarësisht kundërshtimit nga Moska.