
Publicisti i njohur nga Shqipëria, Kastriot Myftaraj, ka shkruar sërish për futjen në fushën e gjelbër të turkut Gokhan me flamur kombëtar në përballjen e Ligës së Kampionëve në mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.
Sipas Myftarajt, Gokhan, është futur në fushën e gjelbër pasi u pagua nga një biznesmen vushtrrias që jeton në Gjermani, i cili sipas Miftarajt, mban emrin Mërgim Ukiqi.
“Turku Gokhan u pagua nga një biznesmen nga Vushtrria me banim në Gjermani Mërgim Ukiqi për të hyrë në stadium duke mbajtur të veshur një bluzë që mbante të shkruar në të dy anët emrin e biznesit të porositësit të tij. Flamuri shqiptar thjesht u përdor për të maskuar këtë operacion publicitar biznesi. ” ka shkruar Miftaraj.
Miftaraj thotë se youtuberi turk është një lloj biznesmeni, pasi i njëjti nuk e ka vendosur videon e futjes në fushë as në kanalin e tij të Youtubes, duke komentuar se këtë nuk e ka bërë pasi nuk ka dashur t’i bëjë reklamë biznesmenit të apstrofuar.