Tre ditë në gjendje kome, νdes në spital 17-vjeçari nga Hasi

Një 17-vjeçar nga Hasi ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Mësohet se, Armend Kukaj, ka qenë i shtruar në spital prej tre ditësh, pasi kishte pësuar hemoragji cerebrale në tru.

Ai nuk ka mundur dot të mbijetojë. Miqtë dhe të afërmit e 17-vjeçarit kanë shprehur dhimbjen e madhe në rrjetet sociale. 17-vjeçari ishte në punë, kur humbi ndjenjat papritur. Ai qëndroi tre ditë i shtruar në QSUT në gjendje kome.

Stafi i JOQ ALBANIA i shpreh ngushëllime familjes.