
Tre persona kanë gjetur v dekjen si p asojë e rënies në lumë gjatë ditës së djeshme në Kosovë. Rastet kanë ndodhur në Klinë, Mitrovicë dhe Dragash, në dy komunat e fundit viktimat janë fëmijë.
Rrudhat do të zhduken vetëm për 9 ditë! Pa botoks , 15 vjet me e re
Mëngjesin e së dielës në lumin e fshatit Deiq të Komunës së Klinës, disa peshkatarë kishin tentuar ta nxjerrnin një trup që e kishin parë, por më pas u lajmërua policia dhe FSK-ja. Trupi i p ajetë i v iktimës u nxor nga lumi gjatë ditës së diel.
“Ekipet Kërkim-Shpëtimit për intervenim dhe në koordinim me P olicinë e Kosovës kanë filluar operacionin e kërkimit- sh pëtimit, pas disa orë kërkimesh të pandërprera ekipet kanë arritur të gjejnë lokacionin ku personi me inicialet V.K është gjetur pa sh enja j ete”, ka njoftuar FSK.
Pasditen e djeshme është gjetur një fëmijë pa shenja jete në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i P olicisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
Gjithashtu u raportua se j etën e ka humbur edhe një 6-vjeçar si p asojë e rënies në lumin e fshatit Radeshë të Dragashit. /Gazetametro