Trägjedi! Djaloshi nga Kosova ka humbur jetën në një akѕident në Zvicër, la jetim djalin një vjeç

Një 33-vjeçar, Gjelbrim Jasiqi nga Kosova ka humbur jetën në një ak sident në Zvicër. Familjarët kanë njopftuar se ai la prapa babanë, nënën, gruan, djalin një vjeç dhe dy motra.

“Pas një ak sidenti në Zvicër humbi jetën nipi im – djali i motrës – Gjelbrim Jasiqi në moshën 33-vjeçare.

Ai la pas babën, nanë, nusen me djalin 1 vjeçar dhe dy motrat e tij. Do mbetet në kujtim gjithë jetën si djalë me zemër dhe shpirt të bardhë.

Zoti të dërgoftë në xhehnet, ishe dhe do mbetesh pika ime e dobët në familjen që na rrethon”, ka shkruar Jeton Krasniqi, një nga familjarët e 33-vjeçarit.

Bashkë me të në veturë ishte pasagjeri 24 vjeçar që ka mbetur me lëndime, por është jashtë rrezikut për jetë.