Trаgjedia në Himarë, zbardhet dëѕhmia e policit që po voziste moto-skafin

Një oficer i SHÇBA-së ka marrë në pyetje, Arjan Tasen, punonjësin e policisë së Elbasanit që v rau sot vajzën e vogël në plazhin e Potamit në Himarë.

Tase ka pranuar autorësinë e krimit duke shtuar se në momentin kur ka goditur vajzën gomonia ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme duke bërë një rrotullim në vend.

Kjo sipas tij ka sjellë dhe goditje nga pas me helika të vajzës së mιtur.

Tase ka rrëfуer se gomonia i përket djalit të xhaxhait të tij.

Ai në mëngjes kishte shkuar me makinë në Porto Palermo, duke marrë gomonen pikërisht në këtë vend.

Vete Tase ka thënë se është i pajisur me leje drejtimi të mjeteve lundruese.

Ai ka udhëtuar me gomone nga Porto Palermo në drejtim të Potamit ku do merrte gruan dhe fëmijët për ti nxjerrë shëtitje në det.

Teksa familja e policit ka hipur në gomone, Arjan Tase, i ka dhënë gomones mbrapsht për të dalë bregu në det.

Pikërisht në këtë moment sipas tij gomonia ka marrë së tepërmi gaz, duke bërë një rrotullim të menjëhershëm në vend.

Vajza e vogël ka qenë duke u larë në det me babain e saj, kur është goditur nga helikat e motorëve të gomones.

Kjo ka sjellë v dekjen e menjëhershme të saj. Rasti solli mjaft reagim të fortë, për shkak se është i treti brenda një kohë shumë të shkurtër.

I dyti ishte në plazhin e Jonufrës ku gomonia në breg të detit i preu këmbën një fëmije të vogël.

Për ngjarjen në fjalë sot pritet të mbërrijë në Vlorë dhe te zhvillojë një takim me drejtuesit e Komisariateve të bregdetit, drejtori i Policisë Gledis Nano.

He timet deri në këtë fazë po ndiqen për a kuzën e “v rasjes nga pakujdesia”.