Trαgjedia në Himarë, Prokuroria ndryshon αkuzën: Nuk ishte ngjarje nga pakujdesia por…

Prokuroria e Vlorës vendos αkuzën “v asje me dashje” për komisar Arjan Tase i cili me skafin që drejtonte shkaktoi humbjen e jetës së vogëlushes 7-vjecarë, dy ditë më parë.

Kjo αkuzë është ndryshe nga ajo që Agjencia e Mbikqyrjes Policore kishte dorëzuar së bashku me provat në prokurori, nga e cila familjarët e vogëlushes kishin frikë për manipulim të ngjarjes.

Αkuza e prokurorisë së Vlorës i është paraqitur tashmë edhe Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, në të cilën ditën e nesërme do te mbahet seanca gjyqesore, ne 10:30 ku do te vendoset masa e sigurise per ish komisarin e Himarës.

Si prova për të mbështetur këtë αkuzë është dhe fakti që Tase kishte patentë për mjetin ujor dhe dinte shumë mirë rrezikun që paraqet lundrimi i këtyre mjeteve në breg të detit për qytetarët.

Gjithashtu efektivi dinte rregullat që nuk duhej të shkelte, njëra prej tyre dhe fakti që ka futur mjetin lundrues në hapësirën ujore të përcaktuar për pushuesit.

Kjo hapësirë ujore ka qenë e rrethuar me bova plastike, sipas përcaktimeve në aktet ligjore që normojnë këtë aktivitet. Nesër pritet dënimi për personin në fjalë.