Tjetër turist i huaj aksidentohet duke eksploruar malet shqiptare. Dalin pamjet e makinës së përmbysur (FOTOT)

Një turist francez është aksidentuar në fshatin Gjoçaj, njësia administrative Derjan, në aksin rrugor Kurbnesh-Dukagjin, teksa udhëtonte me mjetin e tij tip Defender.

Banorë të fshati, të cilët mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes thanë se 70 vjeçari ka pësuar dëmtime në shpatull.

Shumë shpejt është kërkuar transportimi me helikopter por turisti pas një bisede me ambasadën franceze është shprehur se nuk është e domosdoshme dërgimi i mjetit fluturues.

Banorë të fshatit Gjoçaj i janë gjendur pranë turistit dhe po e transportojnë drejt Burrelit.