Tifozët holandezë me ata italianë vazhdojnë sherret/ Policia shqiptare: Në këto zona të mbyllen lokalet

P olicia ka kërkuar mbylljen e lokaleve në rrugën ‘Mustafa Matohiti’, ku prej 24 orësh janë mbledhur tifozët holandezë të Feynoord.

Pas përplasjeve me huliganët, po licia ka kërkuar mbylljen e lokaleve.

Blutë kanë hasur në kundërshtinë e pronarëve të bizneseve dhe janë tërhequr. Qindra forca policie vazhdojnë përleshjen me tifozët nga Rotterdam në disa rrugë të kryeqytetit.

Numërohen rreth 200 tifozë problematikë të cilët kanë shkaktuar incidente këtë mbrëmje.