Tërmeti i fuqishëm shkund këtë shtet, ja sa ishte magnituda

Një tërmet i fuqishëm ka goditur ditën e sotme Perunë.

Mediat e huaja raportojnë se lëkundjet ishin 7.2 ballë të shkallës rihter.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, thellësia fokale është regjistruar në 211 km. Sakaq, epiqendra u raportua 72 kilometra në veriperëndim të Julianka.

Deri më tani nuk raportohet për ndërtesa të dëmtuara apo njerëz të lënduar.