Tërheqja E 30% E Mjeteve Të Trustit – 56 Deputetë Aktualisht Janë PËR

Tërheqja e mjeteve nga Fondi Pensional i Kursimeve tashmë ka marrë mbështetjet e tri partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike por edhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Por idesë që ka nisur deputeti i PDK Bekim Haxhiu që shuma prej 30% e mjeteve të Trustit të lejohen të tërhiqen nga qytetarët e Kosovës, i kanë thënë PO edhe deputet të tjerë në Kuvendin e Kosovës si Duda Balje, Fridon Lala dhe Erxhan Galushi.

Nëse bëhet një llogari e thjeshtë atëherë del se 44 deputetë aktualisht mund të votojnë për plotësim ndryshimin e ligjit të Trustit saktësisht nenin 12, që hap rrugë pastaj tërheqjen e një shumë të caktuar të parave nga Trustit ( propozimi aktual është 30%, por që mund të ndryshoj gjatë votimit, varësisht se si vendosin deputetët).