Temperaturat e larta – të konsumohen më shumë lëngje

Shumica e popullatës ballafaqohet me shumë sëmundje kronike qofshin ato kardiovaskulare, respiratore, nefrologjike si dhe endokrine andaj është e udhës që të gjithë t’i respektojnë mirë rekomandimet e mjekëve amë, kështu u shpreh mjeku Rexhep Emurllai.

REXHEP EMURLLAI – MJEK

“Jemi në një situatë permanente jo që është ritur numri por tek ne është numri i shumë i madh sa që nuk mund të vërehet se a kemi rritje apo ulje të numrit ne kemi numër shumë të madh e pacientëve për çdo ditë për një periudhë natyrisht, Nga viti që lam pas kemi folur më shumë për sëmundje të pandemisë të covid-19 por tani nuk është në pyetje vetëm koronavirusi. Prandaj nuk mund të flasim për momentin se kemi një pandemi dhe pikërisht të themi se pandemia ka marr jetën e njerëzve mund të jetë vetëm një shkak për ti komplikuar rastet e sëmundjeve kronike”.

Ndryshe meterologët kanë paralajmëruar se i nxehti afrikan pritet të prekë Maqedoninë e Veriut . Ndërsa mjekët bëjnë apel për të moshuarit, grate shtatëzëna si dhe fëmijët që të mos ekspozohen në diell gjatë temperaturave të larta. /tetova1/