Tajvani ngre alarmin: 11 avionë kinezë kaluan në hapësirën tonë ajrore

Tajvani tha sot se të paktën 11 avionëve kinezë që kaluan në hapësirën e tij ajrore iu dhanë paralajmërime radiofonike.

Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se 11 avionë të Ushtrisë Çlirimtare Popullore hynë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore (ADIZ) jugperëndimore të Tajvanit sot.

ADIZ është një zonë tampon jashtë hapësirës ajrore të një vendi, ku ka të drejtë t’i kërkojë avionëve që vijnë të identifikohen.

Ministria tha se avionëve kinezë iu dhanë paralajmërime radiofonike dhe u monitoruan nga avionët e patrullimit ushtarak dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.

Ndërsa bota është fokusuar në lu.ftën Rusi-Ukrainë, vëzhguesit po i ndjekin gjithashtu nga afër lëvizjet e Kinës në Tajvan, të cilin ajo e quan “provincë e shkëputur”.

Taipei, megjithatë, ka këmbëngulur për pavarësinë e tij që nga viti 1949 dhe mban marrëdhënie diplomatike me të paktën 14 vende.

Tensionet janë rritur që nga tetori i kaluar, kur Pekini festoi përvjetorin e tij dhe në ditët që pasuan, avionë të shumtë lu.ftarakë kinezë fluturuan në ADIZ.

Aktiviteti i vrullshëm ajror përgjatë ngushticës së Tajvanit ka vazhduar muajt e fundit, ndërsa dhjetëra avionë kinezë kanë hyrë në zonë.