Surprizë e madhe: Angelina Jolie vizitë surprizë në Ukrainë

Aktorja me famë botërore Angelina Jolie është fotografuar ditën e sotme duke vizituar një kafene në Lviv dhe duket se ka ikur në Ukrainë.

Ajo u filmua duke befasuar ukrainasit në qytet, pranë kufirit me Poloninë, nga një qytetare me emrin Maya Pidhorodetska, e cila ndau një video të takimit në Facebook-un e saj dhe duket se Angelina do të hyjë në Ukrainë.

“Asgjë e veçantë. Vetëm Lviv. Sapo shkova për të pirë kafe dhe e pashë. Vetëm Angelina Jolie. Ukraina thjesht mbështetet nga e gjithë bota.”- shkroi ajo krahas videos së publikuar.

Zonja Jolie është një e dërguar speciale për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe duket se ka nisur mbështetjen virtuale për Ukrainen.

Ajo ka vizituar më parë fëmijët ukrainas që kanë ikur nga situata me Rusinë në një spital në Romë dhe i qëndroi afër.

Angelina Jolie mbetet një nga aktoret më të mira të historisë. Ajo është shumë e njohur dhe për kauzat e saj bamirëse. Aktorja e njohur mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.