Suedia ka kërkuar të bëhet pjesë e NATO-s/ Reagimi i Putin mund t’i rrèzιkojë të gjithë

Suedia është në prag të aplikimit për anëtarësimin në NATO pasi fqinji i saj skandinav Finlanda tha se do të hapte një debat për anëtarësimin në aleacën e sigurisë.

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson është shprehur se vendi duhet t’i bashkohet aleancës transatlantike deri në qershor.

Aplikimi pritet të dorëzohet në takimin e NATO-s në Madrid më 20 qershor, thonë raportet suedeze.

Përpjekja për t’u bashkuar me NATO-n pothuajse me siguri do të shihej si një provokim nga Moska, për të cilën zgjerimi i aleancës në kufijtë e saj ka qenë një ankesë kryesore e sigurisë.