Si i shpenzoi Einxhel 10 mijë euro që fitoi në BBV? Do qeshni me të madhe kur ta merrni vesh

Moderatorja Einxhel Shkira arriti të shkojë në finalen e “Big Brother VIP”, duke fituar kështu 10 mijë euro, ashtu si edhe 3 finalistët e tjerë, Iliri që ishte edhe fituesi i cmimit të madh dhe Donaldi me Beniadën.

E ftuar së fundmi në “Why not”, Einxhel Shkira ka zbuluar se paratë i ka shpenzuar më së shumti për ushqim. Nuk e besoni? Po, por ja që është e vërtetë.

Einxhel: Mezi ulem me këto kilogramët që kam shtuar. Roza: Me thënë të drejtën mua më dukesh shumë në formë. Einxhel: O zemra po si do e harxhoja atë 10-mijëshen unë?

Roza: Pra kjo është përgjigja për pyetjen që ne ishim kuriozë. Einxhel: Po. Se 4 muaj aty brenda kam ngrënë vetëm tost. E kisha problem të përshtatesha me ushqimin kështu që kur dola çfarë kisha merak e hëngra.

Roza: Cilat janë ushqimet e tua të preferuara? Einxhel: Sushi, tradicionalet, sallatat e ndryshme, hamburger, pica. Atje brenda mund të të shkonte mendja për diçka, por ishte e parealizueshme kjo ishte e keqja.

Ndërkohë, Einxhel ka bërë të ditur se në shtator do fillojë emisioni i saj i shumëpritur me një kauzë mjaft të vecantë, për të ndihmuar vajzat që nuk kanë mundësi të arsimohen.