Shumë vende të gatshme të lëshojnë rezervat, bie çmimi i naftës

Çmimet e naftës shënuan rënie javore prej 7 dollarësh për fuçi gjatë javës që përfundon më 8 prill për shkak të lehtësimit të shqetësimeve të furnizimit nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), e cila paralajmëroi nxjerrjen e fuçive shtesë nga rezervat emergjente të naftës në përgjigje të krizës së furnizimit global.

Nafta e papërpunuar ndërkombëtare Brent u mbyll me 107,53 dollarë për fuçi të hënën, kurse standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) u tregtua me 103,28 dollarë për fuçi në fillim të javës.

Perspektiva e sanksioneve të reja ndaj Rusisë shkaktoi ngritjen e çmimeve të martën. Sanksionet, të cilat mund të përfshijnë ndalimin e eksportit të energjisë ruse, ushtrojnë presion për rritjen çmimeve, ndërsa vendet e Bashkimit Evropian (BE) tashmë kanë shprehur mosgatishmërinë e tyre për të importuar burime të hidrokarbureve ruse.

Brent arriti në 109,90 dollarë, kurse WTI u rrit në 105,59 dollarë gjatë ditës.