
Sipas shumë besimeve fetare, jeta e përjetshme ekziston, në parajsë ose nëpërmjet rimishërimit në Tokë. Për një arsye të thjeshtë, kjo duket sikur na lehtëson frikën nga v dekja.
Ideja se mund të jetojmë përgjithmonë sigurisht besohet nga një shumicë. Por një teori e tillë tani po shqyrtohet edhe nga një ekip i larmishëm shkencëtarësh, grupe kulti dhe teknologë, të bashkuar nga bindja se do të gjendet një mënyrë për t’i bërë njerëzit të pavdekshëm.
Ndërkohë ata besojnë se terapitë eksperimentale mund t’i ndihmojnë, pavarësisht që shpesh herë kanë rezultuar mashtrime por që premtojmë rimishërimin.
Në librin”Çmimi i pa vde kësisë”, Peter Ward, një gazetar që ka shkruar për The Economist, flet për origjinën e këtyre besimeve dhe kurat e shkencës për të ndaluar plakjen. Madje një pjesë të kohës së tij, ai e kalon me grupe të ndryshme të kishave, ku kongregantët diskutojnë mbi suplementet ushqimore dhe krionikën (ngrirjen e trupave pas vdekjes me shpresën se ato mund të ringjallen më vonë).
“Të pavd ekshmit” e Amerikës, sipas tij, janë të frymëzuar nga ëndrrat e futuristëve si shkrimtari i fantashkencës Isaac Asimov, raporton abcnews.al.