Shqiptarja e martuar me 72-vjeçarin italian, e kap mat burrin duke e tradhtuar

Anjeza është një grua shqiptare, e cila bashkëjeton me një të moshuar italian pretendon se ai e tradhton. Për këtë, çifti është përballur në rubrikën “Shihemi në gjyq”.

Alfredo është italian, 72 vjeç dhe ka dy fëmijë me Anjezën. Por si është zbuluar tradhtia? Anjeza e ka zbuluar gjatë një vizite në Shqipëri për pushime së bashku me fëmijët kur donte të hynte në apartamentin e tyre në Kavajë, por nuk mundi.

Shtëpia e tyre në Kavajë nuk figuron më në emrin e Alfredos, por të motrës së një shoku të tij shqiptar. Ndërkohë Anjeza, e zemëruar dhe e lënduar, në njëfarë mënyre, i përmend Alfredos detajin e moshës mes tyre, pasi ai është 72 vjeç.

Anjeza: Jam nënë e dy fëmijëve, kam djalin dy vjeç, të voglin pesë vjeç. Më ke tradhtuar! 15 vjet bashkë! Për mua nuk është e lehtë nëse s’të lë ti shohësh fëmijët, jo, nuk e lejoj.

Alfredo: Ka dy muaj që unë nuk i takoj fëmijët, më ke lënë jashtë dhe jam sëmurë. Për asgjë! Anjeza: Le fëmijën tënd, nusen tënde për t’ia dhënë asaj shtëpinë. Ça është kjo? Unë si duhet të ndjehem?

Alfredo: Më kanë mashtruar! Anjeza: Më fal, unë si duhet të ndjehem si femër? Më thuaj, si duhet të ndjehem? Jam akoma e re, mund ta bëja unë, jo ti.

Alfredo: Nuk të kuptoj, kemi qenë 15 vite bashkë. Njëri më i bukur se tjetri fëmijët që kemi bërë dhe ti nuk më njohe mua? Anjeza: Ti ku arrite? Pse më bëre të të sjell këtu? Pse e bëre veten ti? Pse duhet të marr unë fëmijët dhe të nisem? Ti duhet t’i sistemoje gjërat para që unë t’i zbuloja. Alfredo: Unë tani e zbulova, tani. Çfarë po më thua?