Shqiptarët po i shesin me të madhe shtëpitë në veri, i blen Qeveria e Serbisë

Gjithçka zhvillohet pa shumë zhurmë, ndërsa nuk flasin publikisht as ata që blejnë, por as pronarët e shtëpive që i shesin.

Banorët thonë se dikur kjo lagje ishte e banuar me më shumë se 80 për qind shqiptarë, ndërsa tani kanë mbetur vetëm 10 për qind.

Ata kritikojnë institucionet e vendit për mosinteresim total ndaj tyre, ndonëse kishin bërë thirrje ndër vite që qeveria të krijojë një fond dhe t’i blejë vetë këto shtëpi e prona, për ta ndaluar spastrimin etnik që Serbia po e kryen në atë pjesë.