
Është hapur çanta e dyshimtë që u lokalizua para një lokali në Fier, pasditen e sotme. Sipas informacionit te dhene nga policia e Fierit brenda çantës kishte një shall një shishe ujë dhe disa libra
Bëjmë me dije se çanta e dyshimtë u pikas në lagjen “15 Tetori” në Fier, teksa policia raportoi se rreth orës 14:00 mori telefonatën për çantën.
NJOFTIMI I POLICISE
Fier
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një çantë që ishte konstatuar në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “15 Tetori”, pas hapjes së çantës nga forcat xheniere, rezultoi se në të kishte disa libra, një shall dhe një shishe ujë.