Shkon mjaft mirë me ish të dashurën e burrit të saj, Dua Lipën, Sara Hoxha bën gjestin e papritur

Rrallë ndodh që partnerja të mbajë raporte të mira me ish të dashurën e partnerit.

Ky është rasti i Sara Hoxhës, e cila ka treguar se nuk e ka fare problem, të takojë dhe bëjë foto me Dua Lipën dhe familjen e saj të vogël. Ndonëse kjo i kushtoi shumë pasi u “kryqëzua” në rrjet nga ndjekësit për këtë veprim.

Mirëpo duket se këto kritika nuk do ta ndalojnë partneren e Ledri Vulës të mbështesë ish-të dashurën e partnerit të saj, Dua Lipën.

Mbrëmë, Ledri ka performuar në “Sunny Hill Festival” ku edhe Sara ishte e pranishme si gjithmonë në mbështetje të të dashurit të saj. Dhe jo vetëm atij. Sara ka bërë gjestin e veçantë për Dua Lipën.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instastory” një foto ku duket ylli me famë botërore në skenë, në shenjë mbështetje. Hoxha ka lënë gjestin të flasë vetë, duke mos shtuar asnjë koment, përbri fotos.