Shfaqet i maskuar në rrugë, Stresi ka një mesazh të fortë për 1 prillin

Reperi i njohur, Stresi, është shumë aktiv në rrjetet sociale. Nuk kishte se si të mungonte edhe një postim lidhur me ditën e e gënjeshtrave, meqë sot është 1 prilli.

Stresi ka publikuar një fotografi të vetën, që duket të jetë e shkëputur nga një videoklip i tij, i maskuar e me një bluzë Nike.

“Nuk është faji im përse nuk besoj asnjë ditë jo vetëm për 1 prill”, ka shkruar ai krahas fotos. Sigurisht që ai e lidh këtë postim edhe me situatën politike, sepse dihet që është kundër qeverisë aktuale.

Fansat e tij nuk kanë ngurruar të komentojnë duke dhënë hamëndësime nga më të ndryshmet. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë në vazhdim.

Zakonisht Stresi nuk e ka problem t’i shprehë hapur pikëpamjet e tij, ndonëse ndonjëherë e shkel tepër gazin dhe mund ta teprojë me ndonjë batutë. Gjithsesi, i shkon kur e bën.

Urojmë që projekti i tij muzikor të shkojë shumë mirë, sepse e meriton për artistin që është. Pritet që xhirimet të jenë bërë në rrugët e Tiranës, por nuk i dihet.