Shërbimi sekret u ngrit në këmbë/ 10 anije të NATO-s rrethojnë paisjen që u gjet në Jug të Shqipërisë

Dhjetë anije të forcave të NATO-s dhe ato shqiptare kanë rrethuar vendin ku është zbuluar një pajisje e dyshimtë në gjirin e Karaburunit.

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço tha për “Abc News” se pajisja në fjalë ka alarmuar edhe ushtrinë shqiptare.

Sipas tij bëhet fjalë për një pajisje elektronike shumë funksionale që përdoret që nga përgjimi e deri tek bllokimi i valëve.

Karamuço thotë se anijet kanë nisur rikonjicion nga Vlora për në Sarandë, duke shtuar se një pjesë të anijeve luftarake janë të NATO-s.

Ka filluar që dje rikonjicioni i të gjithë zonës bregdetare. Nga gjiri i Vlorës deri poshtë në Sarandë. Janë një pjesë e anijeve të NATO-s një pjesë janë tonat.” tha Karamuço.

Dyshimet janë se ka edhe pajisje të tjera përveç asaj që është gjetur në Karaburun, ndaj ushtria ka nisur kontrollet nga ajri, toka dhe nga deti.

“Janë duke bërë rikonjicion nga deti nga ajri dhe nga toka për të gjetur pajisje të tjera. Dyshohet se ka të tjera. Është një pajisje fultifunskionale, përdoret për intereferencë të zërit, për përgjime, për bllokime të valëve ka shumë arsye.”