Sazan Guri vetë-shpallet kandidat për president: Jam nga fis bejlerësh, në shtete të tjera do isha lord e dukë

Mes diskutimit se kush do të jetë presidenti i radhës pas Ilir Metës, të cilit i mbaron mandati më 24 korrik, të shumtë janë ata që janë vetë-shpallur kandidatë dhe më i fundit ishte Sazan Guri.

I ftuar në një emision, Guri deklaroi se kishte intervistuar veten dhe kishte arritur në përfundimin se ai i përmbushte të gjitha kriteret për të qenë në krye të shtetit. Ai shpjegoi se vjen nga një fis bejlerësh dhe sipas tij në shtete të tjera do quheshin baronë, kontë, dukë lordë apo sir.

“Unë i bëra një autoportret dhe intervistë vetës. Munda ta shohë që nga e kaluara e largët. Mora të dy fiset e mia. Kam kohë që merrem, krahas profesionit si inxhinier, krahas avokatisë mjedisore, mbrojtjes së të pambrojturve, krahas kërkimeve dhe studimeve që bëj, zgjodha këto 15 vjet ti kushtohen edhe historisë dhe gjuhës, ndoshta talente të fshehura. Zbulova që nga ana e nënës dhe babait, jemi fise bejlerësh. Në shtete të tjera, po të ishin, do të quheshin baronë, kontë, dukë, lordë dhe sir.

Marrim gjyshin, çoi dhëndrin në Kuvendin e Vlorës. Ka bërë kongres për pellazgët. Në një konferencë tjetër tha, pa ardhur ortodoksi i Beratit nuk e filloj mbledhjen.”- tha ai./Gazeta Shqip