Sali Berisha: “Sot kam bërë 8000 hapa, ndihem më mirë se në 2013”

Ish-kryeministri Sali Berisha është ngacmuar nga gazetarët në lidhje me gjendjen e tij fizike dhe për moshën duke e lidhur me rikthimin e tij në politikë.

Berisha ka treguar orën, duke thënë se ka një jetë shumë aktive dhje duke thënë se sot kishte bërë 8 mijë hapa. Po, është e vërtetë, sepse e tregoi me provë.

“Rikthimi nuk është dëshirë, është më shumë. Tani unë mora 31%. Pa logo! Edhe mbështetja e LSI, por ishte shumë e kushtueshme ajo që ndodhi në zgjedhjet e 6 marsit”, u shpreh ish-kryeministri i vendit tonë.

I pyetur nëse nuk mund t’ia dalë në politikë në këtë moshë që është aktualisht, Berisha u përgjigj: “Sot jam drejt 78 vjetëve, nëse më pyet sesi ndjehem nga brenda, ju garantoj që sot ndjehem më mirë se kur jam larguar nga pushteti”.

“Jam i apasionuar pas ecjes, bëj pa frikë 10 mijë hapa. Në 2013, kur bëja aq ecje duhet që të bëja streching 10 minuta për të qetësuar dhimbjen e muskujve. Sot nuk ekziston. Sa hapa kam tek kjo orë, kam 8 mijë hapa”, u shpreh Berisha.