“Sa zgjat testi i ADN?”! Kjo foto e Dalina Buzit i bëri lëmsh të gjithë

Moderatorja e ‘Goca dhe Gra’, Dalina Buzi është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo ndan në Instagram momente nga përditshmëria e saj.

Ditën e sotme me anë të një fotoje të publikuar Dalina ka treguar se ka nisur pushimet e para verore. Mirëpo moderatorja nuk e ka lënë me kaq.

Në profilin e saj ka publikuar një video ku tregon çfarë ajo ka kërkuar në ‘Google’ ditën e sotme. Në fakt po t’i hedhim një sy vihet re që termat janë shumë të ndryshëm si për shembull ‘testi i atësisë, sa zgjat testi i ADN, emrat dhe mbiemrat në Kosovë’ etj.

Buzi nuk e ka shpjeguar arsyen se përse ka kërkuar pikërisht këto terma dhe hapësira jonë për të aluduar mbetet e gjerë.

Dalina është një nga personazhet publik që gjithmonë ngjall interes me postimet e saj në rrjetet sociale, ku zakonisht sjell dicka ndryshe nga të tjerët.

Përvec gazetares që ka kohë që e ushtron dhe punon në media apo si autore emisione të ndryshme, kohët e fundit ajo i është futur seriozisht botës së kinematografisë si producente.