Rrëzohet avioni ukrainas në jug të vendit, raportohet për vιktima

Një aeroplan ukrainas është rrëzuar gjatë një “fluturimi teknik” në jug të Ukrainës.

BBC shkruan se raportohet për vi ktima.

Avioni AN-26, një avion transporti ushtarak i drejtuar nga forcat e ar matosura ukrainase, u rrëzua të premten në mëngjes në rrethin Vilnia në rajonin e Zaporizhzhia, tha administrata ushtarake rajonale e Zaporizhzhia.

Rrethanat e rrëzimit janë duke u verifikuar dhe do të ketë më shumë informacion më vonë, shtuan autoritetet.

Ministria e Mbrojtjes ruse tha sot se 58 objektiva ushtarake u goditën në Ukrainë gjatë natës, duke përfshirë bazat ushtarake, ku ruheshin karburantet dhe pajisjet ushtarake.

Ministria tha se goditi gjithashtu tre objektiva me raketa me precizion të lartë, duke përfshirë një sistem të mbrojtjes kundërajrore S-300.

Agjencia e lajmeve Reuters thekson se nuk ka konfirmuar informacionin në mënyrë të pavarur.