Roli më i mirë i Robert Ndrenikës nuk u regjistrua kurrë

Puna me kolosët e kinematografisë shqiptare është unike, për grimierin historik të Kinostudios ‘Shqipëria e Re”, Rakip Lamaj është kujtimi më i bukur i jetës. Histori interesante të padëgjuara më parë, tregon për Robert Ndrenikën, interpretimin e tij që nuk u regjistrua kurrë dhe bisedën me Kadri Roshin dhe me skenat.

Histori të pafundme të gdhenduara në fotografi, si për të thënë se aktorët shqiptarë janë destinuar të rrojnë përjetë në memorien tonë, rrëfen grimieri historik i Kinostudios “Shqipëria e Re” Rakip Lamaj. Në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” ai sjell copëza kujtimesh, të pathëna më parë nga prapaskenat e xhirimeve të filmave shqiptarë. Marrëdhënien me aktorët e regjisorët e sheh si një miqësi që i përngjan më shumë një familje, që vazhdon të ruhet me fanatizëm edhe pse në distancë.

Puna me kolosët e kinematografisë shqiptare, për grimierin historik të Kinostudios ‘Shqipëria e Re” është kujtimi më i bukur i jetës. Ditët e vështira dhe të lodhshme në punë, i kanë lënë vendin një memorie të mbushur me momente të mrekullueshme që të emocionojnë teksa i dëgjon.

Ai vlerëson si një nga njerëzit më të përpiktë, regjisorin Dhimitër Anagnosti, për të cilin shprehet se madhështinë kishte në shpirt teksa kujton takimin e parë me të. Histori interesante të padëgjuara më parë, tregon edhe për Robert Ndrenikën e Kadri Roshin.

Teksa rrëfen për fëmijërinë, i mbushur me nostalgji, ai vijon rrugëtimin rrëfyer deri në ditët e sotme, kur miqësia në distancë me aktorët e mëdhenj, është një thesar i jashtëzakonshëm…. Nëse i referohemi vegjëlisë, kam qenë një fëmijë i urtë, i mirë me mësime, nga ata që quheshin ‘të parët e klasës në atë kohë’ dhe kam qenë I mirë kryesisht në matematikë. Në atë kohë të varfër në të gjitha drejtimet më kujtohet që në vizatim mora 3, vajta në shtëpi duke qajt me të madhe duke I thënë prindërve që ju e keni fajin sepse nuk më keni blerë ngjyrat. Mendoja që fajin e kishin ngjyrat.

Dhe mi blenë. Ishin 6 ngjyra bazë. Dhe nisa të vizatoja pafund vetëm nga inati q kisha marrë një notë të ulët. Shihja figura nëpër libra dhe vizatoja. Dhe pata një ndihmë të madhe nga familja e mësuesit që më thonin do të bëhesh piktor dhe ma stimuluan që do bëhem piktor. Më pas mbarova 8 vjeçaren, konkurova në Liceun Artistik dhe fitova. Më kaluan në skulpturë, në bazë të vizatimit, mendoheshe a bën për pikturë apo për skulpturë. E mbarovva në vitin 1973. Pastaj u caktova arsimtar në Selitë të Madhe, ku punova një vit e gjysmë, më pas vajta ushtar. Pasi mbarova ushtrinë, shkova arsimtar në Shën Gjergj.

Thashë do të shkoj të punoj të jap vizatim dhe asnjë lëndë tjetër sepse funksiononte që duhej të plotësoje numrin e orëve. Por, prapë në zemër kisha dëshirë të jepja matematikën dhe kur mungonte kolegu im që jepte matematikë, e zëvendësoja me dëshirë. Meqë orët e vizatimit nuk plotësoheshin, u largova nga arsimi. Më thanë që nëse do të kemi një punë për profesionin që ke mbaruar ti, do të të lajmërojmë. Pas 3 javësh më erdhi njoftimi që të paraqitesha në Kinostudio.

Do ketë qenë një moment emocionues për ju? I jashtëzakonshëm. As nuk më kishte vajtur mendja, as nuk e kisha idenë si xhirohej, vetëm për këtë punë nuk më kishte vajtur mendja. Kur më thanë që je caktuar grimier, parukier, prapë stress I madh, I jashtëzakonshëm, si do punoja, nuk ia kisha idenë. Por aty funsiononte që në fillim do të punonin më filma duke ndihmuar kolegët tanë më me përvojë.

Cili ka qenë filmi i parë që i dhatë nisje karrierës suaj në Kinostudio? Sapo vajta në kinostudio, ka qenë mars I 77, ishte në përgatitje filmi streha e re që u xhirua në darkë. Dhe përnjëherë vajta në shërbim në darkë, emocione të jashtëzakonshme, të mendojmë që xhirimi I parë, skena e parë ishte gjigandin e kinematografisë hqiptare Sulejman Pitarka. këto janë mbresa të pashlyeshme në kujtesën time.

Si e ndërtonit personazhin? Si ishte procesi i punës dhe ndërtimit të tij? Një teknologji artistike mund t’i them. Ne merrnim skenarin kur merrnim një film dhe zor se bënim gjumë të qetë. Shumë role kryesore ishin të paracaktuara në film. Kadri Roshi, Tinka Kurti s’mund të bënin kinoprovë. Kinoprovat bëheshin për role të tjera që i kishin me dyshim, dy-tre aktorë të mundshëm kush mund ta bënte më mirë. Dhe do mendoje për këta aktorë, cfarë filmi kanë luajtur, si ka qenë te ato filma dhe si do ta bëj unë që të mos ngjante me asnjë rol tjetër. Dhe kjo ishte egoja jonë që të kishim individualitetin tonë personal dhe cdo aktor apo aktore të ishin origjinal.

Një film që ju do ta veçonit, një që ka kujtime shumë të bukura. Bëni dot një përjashtim, ose të listoni disa momente të veçanta që ju kanë mbetur në memorie? Është si puna asaj që thonë që të gjithë fëmijët janë njësoj. Megjithatë unë do të veçoj filmin “Mësonjwtorja”. Është filmi im i parë i pavarur. Unë vija në atë kohë nga filmi “Ballë për ballë”. Dhe “Mësonjëtorja” u xhirua në gjashtë mujorin e dytë të vitit 1979. Dhe duhet të mbarohej brenda vitit. Fola me mikun tim Dritan Bushi dhe i thashë që kam dëshirë unë ta bëj.

Kapa regjisorin Muharrem Fejzo dhe i thashë që dua të vij në filmin tënd dhe ta bëj vetë. Më tha ‘je në vete’?, ‘si do të ta besoj ty?’ Cfarë ke bërë?’. Por më pas ma besoi, meqë isha i vendosur. Dhe fillova punën, një punë që edhe tani po ta mendosh duket pak e cuditshme, duket sikur Zoti më dha forca artistike dhe fizike, se punoja për pjesën e parukerisë, mjekra, mustaqet, parukja ishin gjëra që do të bëheshin me dorë. Koha fizike ishte shumë e shkurtër, puna ishte shumë e madhe. Dhe punoja që nga mëngjesi rreth orës shtatë që shkoja në studio deri në darkë pa pushim. Pushimi i vetëm që ishte, ishte kur haja drekë. Dhe drekën kur e haja, e lija përgjysmë, se më kujtohej ndonjë figurë.

Te ky film kam shumë mbresa në shumë drejtime, Muharremi krijoi kaq shumë besim, sa asnjë rol nuk ka kaluar pa u konsultuar me mua dhe kjo më jepte shumë kurajo. Psh, pa dhënë emra, e kam fjalën për aktorët që ishin të paracaktuar. Roza Anagnosti, Sandër Prosi, edhe dikush tjetër që kishte rolin e pushtetarit turk në Shqipëri. Ma solli regjisori, të bëja matjen për mjekrën dhe paruket sipas rolit. Të gjithë punën e bëra pa qejf te ai personazh. Nuk ma mbushi mendjen. I thashë Muharremit: Shoku Muharrem ky personazh është përfaqësues I shtetit turk në Shqipëri, shtetit që e ka mbajtur 500 vjet të pushtuar Shqipërinë. Kjo figurë nuk ma mbush mendjen që mund ta mbajë një vend 500 vjet në robëri.

Muharremi më tha ashtu është, por mendoje, nëse vjen ministri I Kulturës këtu në Kinostudio ti nuk e njeh, do e trajtosh sit ë gjithë të tjerët, por nëse vjen dikush dhe të parapregatit që do të vijë ministri I Kulturës, ti do ta shohësh si perëndi. I thashë që me këto që po më thua ma mbush mendjen, por ai s’ma mbush mendjen. Ditën e nesërme duke punuar te reparti, hapet dera, hyn Muharremi me një aktor durrsak, Teodor Rupi, unë nuk e kisha partë, ai smë kishte thënë përse e solli, sapo e pashë thashë: Ky ma mbush mendjen.

Po shoh në sallonin tuaj që keni vendosur fotografi nga prapaskenat e xhirimeve? Mund të komentojmë ndonjërën prej tyre? E nisim me fotografinë me Kadri Roshin. Prapaskenat janë edhe gjëja më e bukur. Aty jemi në momentet e filmit “Kolonel Bunker”. Kadri Roshi më sjell ndërmend shumë gjëra të bukura. Që nga takimi i parë, kemi punuar bashkë në filmin “Ballë për ballë”, këtu jemi në filmin 1995. Me Kadri Roshin nuk më harrohet një moment I jashtëzakonshëm sepse Kadri Roshi ishte sa I madh edhe sa modest, sa kolos aq edhe I përulur në punë.

Më përpara mund të them që në vitin 1997 duke parë që edhe kinostudio ishte drejt shkatërrimit, shkova dhe bëra një shkollë parukerie në Itali. Bëra edhe filmin e fundit që kisha në dorë “Dasma e Sakos”. Pas kësaj hapa dyqanin personal të parukerisë. Ndërkohë Kadri Roshi e ka patur gjithmonë ëndërr që të bënte rolin e Ali Pashë Tepelenës, ëndërr e cila nuk u realizua.

Në vitin 1998 regjisori Petrit Ruka bëri një dokumentar për figurën e Kadri Roshit. Në këtë dokumentar ai vendosi të realizojë pak a shumë ëndrrën e Kadri Roshit dhe e solli në dyqanin tim për të ealizuar figurën e Ali Pashës. Kadriu mu drejtua dhe më tha: Pse vajte në Itali për të mësuar? I thashë: Zoti Kadri, profesioni është i pafund. Gjithmonë njeriu ka cfarë mëson. Dhe ai ashtu siç ishte, jo si I pafuqishëm, por si një djalë I ri u ngrit dhe më puthi: Bravo më tha! Ky është një moment shumë I bukur.

Shohim një foto tjetër që e zgjdhni ju, një takim me një aktor apo aktore… Kemi Vasjan Lame te filmi “Dasma e Sakos”. Vasjan Lame në atë kohë ishte rreth 40 vjeç dhe vendi i tij ishte pak a shumë në moshën aktuale e që më vonë bëhet një plak I vjetër. Kam punuar me mjetet që ne dispononim, se mjeti gjithmonë të limiton, ne nuk ishim Hollywood, u bë një plakje që mund të konkurojë edhe kinematografinë evropiane, me mjetet që dispononim. Por, më shumë nga dëshira për të arritur majat, sepse ishim të ndarë nga bota, nuk kishim mjetet moderne, megjithatë përsëri me aq sa kishim mundoheshim të bënim maksimumin.

Mund të themi që roli i Vasjan Lamit te “Dasma e Sakos” ka qenë një nga më sfiduesit për tu realizuar apo ka patur edhe ndonjë tjetër që e keni patur disi të vështirë për ta realizuar? Ka role të vështira, por mund të themi se ky është një nga ata. Tani po më kujtohet një episode tjetër shumë I bukur me filmin “Kolonel Bunker”. Po punonim për Agim Qirjaqin në rolin kryesor, I cili shkon deri në një plakje maksimale. Regjisori Kujtim Cashku me kërkesat e tij artistike dëshironte që plakja të ishte tepër maksimale.

Kam punuar shumë, faza faza. Ai film ishte bashkëpunim me polakë. Kur po punoja, Kujtim Çashku po shihte një film me producentin polak në ambientet e kinostudios për t’I treguar kinematografinë shqiptare. Ndërkohë unë po punoja me Agim Qirjaqin për të arritur plakjen e personazhit, teknikisht shumë e vështirë. Dhe pasi mbarova, shkova te regjisori dhe I thashë që Agimin e kam gati, ai erdhi tek reparti me producentin polak dhe dhe tha me të vrullin e tij ‘Bravo, kjo është’. Më e bukura është që producenti polak nuk foli, erdhi rreth e rrotull dhomës dhe tha “Mirë, këtij i ka dalë plakja në sipërfaqe, çfarë i ngelet këtij si aktor në këtë plakje?”

Kjo ishte shumë e bukur, jo vetëm për kërkesat e regjisorëve, por edhe për aktorin. Pastaj zgjodhëm një plakje jo aq ekstreme. Madje tani po më kujtohet. Kemi qenë me filmin “Binarët” në Durrës, aktorit Bujar Lako do t’I bënim një portret. Do të niseshim nga Durrësi drejt Rrogozhinës për të gjetur një sfond të bukur që të xhirohej portreti. Bujari tha mirë jemi në Durrës, pse të shkojmë në Rrogozhinë? I thotë Muharremi, për sfond. Dhe Bujari thotë: Nëse ka ngelur publiku për të parë sfondin para figurës sim, atëherë kjo ka marrë fund. Dhe kjo ishte diçka shumë e bukur. Nuk patëm nevojë të shkonim të gjenim një sfond.

Unë ndërkohë po shoh një fotografi me Robert Ndrenikën. Ku keni qenë aty? Këtu jemi në ambientet e repartit tonë. Me Bertin Kemi shumë kujtime, sidomos me filmin “Mësonjëtorja”. Që kur i realizuam mjekrën fantastike, me figurën fantastike. Dhe mund të them se me atë rol ai ka arritur majat e interpretimit. Më kujtohet një moment. Ne po xhironim te hotel Elbasani, I cili është pranë pazarit të Korçës. Dhe ishte pikërisht momenti I helmimit të Robert Ndrenikës. Ishte një plan shumë i gjatë. Ne I thonim me metra, ju flisni me sekonda.

Ai ishte rreth 100 metra, ose 200 sekonda filmike, që xhironin dhe shumë film. Berti ishte në një lartësi të jashtëzakonshme, sa grupi griu para atij interpretimi. Në momentin e dublës së tretë regjisori ishte shumë I kënaqur dhe tha stop. Ndërkohë Berti kërkoi edhe një dubël tjetër.

Ai e ndjente që mudntë jepte më tepër. Regjisori Muharrem Fejzo duke mos dashur t’ja prishte Bertit, por duke mos dashur edhe të harxhojë film, I thotë operatorit xhiroje pa film. Ajo dubël që u xhirua pa film, një interpretim i jashtëzakonshëm, një dubël që xhirohej pa film, më kujtoher regjisori që I përhumbur mezor tha ‘Stop’ dhe kur pjestarët e grupit e morën vesh që ajo dubël ishte pa film, të gjithë u përlotën. Nuk u regjistrua kurrë.

Dhe fotoja me Roza dhe Dhimitër Anagnostin më thatë që është shumë e veçantë për ju… Të punosh me Anagnostin është një fat i madh. Thashë që në vitin 1979 mora përsipër të realizoja filmin “Mësonjëtorja” që siç e tha edhe Muharrem Fejzo ishte një revolucion në Kinostudio, për të gjitha elementet e filmit, gjithashtu edhe për grimin. Përgjegjësi irepartit tonë të grimit më tha të ka kërkuar Anagnosti në filmin e vet. Bëhet fjalë për filmin “Vëllezër dhe Shokë”. I thashë që nuk njihemi me të nga afër, nuk më ishte dhënë rasti që të punoja me të. Emocione të jashtëzakonshme të punosh me një njeri të madh, perfekt në punë.

Po takimi i parë me të? Takimi i parë nuk di çfarë të them, sepse artistët e kishin madhështinë në shpirt, në aparencë ishin të thjeshtë, takimet e para ishin shumë të natyrshme, t’i shuanin emocionet. Nuk mund të them që kam patur emocion, por kujdes për punuar me përpikmëri, sic ishte Dhimitër Anagnosti. Përshembull nga ky moment më kujtohet një rast tjetër. Një grup tjetër xhirimi vjen në ambientet e filmit të Dhimitër Anagnosti dhe më kërkojnë mua për të prerë flokët. Kaluan dhjetë minuta, unë po prisja aktorin për të prerë flokët. Ndërkohë vjen Anagnosti dhe tha duhet ta marr Rakipin, sepse më thatë 10 minuta. Ky ishte Dhimitër Anagnosti, i saktë, I përpiktë, as më shumë as më pak, por aq sa duhej.

Keni edhe dy paruke këtu të cilat kanë shumë vlerë. Nuk kanë vlerë vetëm si objekte për ju, por edhe sepse janë paruket e personazheve të aktorëve shumë të njohur shqiptarë. Mund të na tregoni se cilët personazhe po flasim? Këto paruke me të vërtetë kanë vlerë. Më shumë sesa fizike, kanë një vlerë muzeale. Janë ndërtuar me mund dhe shumë dashuri. Njëra është parukja që është përdorur nga Artur Gorishti te filmi “Gjoleka, djali i Abazit”. Zor se Artur Gorishti mund të bëhej fshatar pa këtë paruke. Kurse parukja tjetë është përdorur nga Timo Flloko te filmi “Vde kja e kalit”.

Dua t’ju pyes edhe për pjesën e miqësive. A keni ruajtur miqësi me aktorët që keni punuar? ruani ende kontakte me ndonjërin prej tyre? Aktorët, por jo vetem me aktorët, edhe me regjisorët, kemi qenë si një familje, flinim bashkë, hanim bashkë dhe miqësia është si një familje. Por ndërkohë koha ka kaluar, shumë aktorë fatkeqësisht nuk I kemi në mesin tonë, të tjerët janë larguar në punë të ndryshme dhe nuk I kemi afër. Për momentin kam marrëdhënie dhe takime me çiftin Anagnosti me të cilët takohem një herë në dy muaj, Artan Imami, Gëzim Rudi, Tinka Kurti, pavarësisht se vitet e fundit i ka radhuar të dalat. Kur vijnë aktorët këtu, është pjesa më e bukur se më duket vetja sikur po e jetoj prapë atë kohë nostalgjike. Sa mall keni për atë kohë? Shumë. Dhe ëndrrat i shoh duke xhiruar filma…/shqiptarja